MAQEDONIA E VERIUT/ Shkëndija nxjerr nga lufta për titull Shkupin e Gjokës, Struga fiton pas largimit të Duros

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2024 | 19:21

MAQEDONIA E VERIUT/ Shkëndija nxjerr nga lufta për titull Shkupin e Gjokës, Struga fiton pas largimit të Duros

Lufta për titullin kampion në Maqedoninë e Veriut, ka marrë një kthesë të papritur në javët e fundit dhe sot ka qenë një tjetër kapitull interesant i saj.

shkendija

Shkëndija e Tetovës ka ruajtur kreun duke nxjerrë praktikisht nga gara për titullin skuadrën e  Shkupit që drejtohet nga Ernest Gjoka. Fitorja 2-0 e kuqezinjve në kryeqytet me golat e Cakes dhe Ademit, ka bërë që tetovarët të vazhdojnë të jenë në kryesim, duke lënë 3 pikë pas tyre Shkupin, kur mbeten edhe dy javë deri në fund të kampionatit.

Ndërkohë, pak ditë pasi ndau rrugën me Shpëtim Duron, Struga gjeti fitoren e rëndësishme 1-0 ndaj Gostivarit falë golit të Radeskit në pjesën e parë të ndeshjes, duke qëndruar në të njëjtën kuotë pikësh me Shkëndijën, me të cilën do të ndeshet në një duel direkt në javën e ardhshme.

REZULTATET

Brera Strumica-Bregalnica Stip 1-1

Rabotniçki-Tikves 3-1

Shkupi-Shkëndija 0-2

Struga-KF Gostivar 1-0

Vardar-Makedonija GP 1-0

Voska Sport-Sileks 2-1

sdffdsfdsfdsfsdfsdfds

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"