Përgatitje për duelin e titullit, zbardhet plani i Teutës ndaj Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2021 | 11:35

Përgatitje për duelin e titullit, zbardhet plani i Teutës ndaj Laçit

Pas dy ditësh pushim të akorduara nga stafi teknik, Teuta dje vijoi përgatitjet na terren me dy seanca në ditë për ndeshjen e javës së 26-të në Kategorinë Superiore ndaj Laçit. Atmosfera është e kënaqshme dhe kundër kurbinasve synohen tri pikët me synimin për të kapur kreun. Në prolog të stërvitjes, trajneri Martini u foli futbollistëve për paraqitjen me Partizanin, ku bregdetarët barazuan 0-0, duke u kujtuar se në këtë moment rëndësi kanë vetëm pikët.

teuta (1)

Ai insistoi se Teuta ka një grup kompetitiv dhe me pak më tepër impenjim, mund të arrijë gjëra të mëdha në këtë fushatë. Ekipi u stërvit normalisht dhe i gjithë grupi është në gjendje optimale. Edhe sulmuesi Ildi Gruda, duket se ka hedhur pas krahëve dëmtimin dhe do të jetë në dispozicion të stafit teknik pas rifillimit të kampionatit për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare. Mesfushori Ledio Beqja nuk ishte pjesë e skuadrës, pasi ai është grumbulluar nga trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi për stazhin 10-ditor. “Djemtë e detit” do të rikthehen në fushë pas ndeshjeve të ekipeve kombëtare ku do të përballem me Laçin në 3 prill në stadiumin “Niko Dovana”.

STËRVITJE ME DY SEANCA – Dyshja Marini–Hodo do të kenë një detyrë të vështirë këtë javë, ndërsa tashmë kanë nisur përgatitjet për një takim mjaft të fortë përballë Laçit. Me gjithë vlerësimin për kundërshtarin, stafi teknik dhe lojtarët bregdetarë besojnë që do të kthehen te pikët që në këtë sfidë përballë skuadrës kurbinasve. Ndeshja do të luhet me drita, ndaj të gjithë shpresojnë që ekipi të jetë në formë, ku Teuta kërkon vetëm tri pikët. Me stafin teknik, skuadra e Teutës po punon fort në disa aspekte, duke nisur nga ana tekniko-taktike dhe disiplina deri te përgatitjet fizike. Tekniku Martini ka parë të arsyeshme të zhvillojë dje dy seanca stërvitore në ditë, paradite dhe pasdite, me qëllim që skuadra të marrë ngarkesën e nevojshme. Përgjatë dy-tri ditëve punë të stafit teknik, skuadra është “shtrydhur” nga një punë me intensitet të lartë. I vetmi dyshim për “djemtë e detit” është ai i mbrojtësit Kuros, i cili vuan pasojën e një dëmtimi në kofshë. Ai pritet të jetë gati deri fundjavën e ardhshme.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"