Performancat pozitive të Kukësit, rilindja nis nis nga reparti i mbrojtjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2024 | 18:41

Performancat pozitive të Kukësit, rilindja nis nis nga reparti i mbrojtjes

Rilindja e Kukësit nis nga mbrojtja. Thuhet kështu, pasi nëse blutë janë rifutur në garë për të pretenduar qëndrimin në kategori, e gjitha kjo vjen pikërisht në sajë të performancës pozitive në këtë repart. Gjëja e parë që ka bërë Bledar Devolli është të rregullojë ekuilibrat në prapavijë dhe duket se deri më tani ia ka dalë më së miri.

Kukesi festa

Mjafton të thuhet që në tri ndeshjet e fundit që kanë fituar verilindorët, ia kanë dalë pa pësuar gola. Duke nisur nga kualifikimi në Kupë me Partizanin, ku fituan 1-0, po me këto shifra triumfuan edhe kundër Laçit në kampionat dhe më pas mundën 2-0 skuadrën e Vllaznisë, pak ditë më parë.

FITORET – Sipas shifrave, nga gjashtë fitoret që ka koleksionuar Kukësi këtë sezon në kampionat, pesë prej tyre kanë ardhur duke mbajtur portën të paprekur. Vetëm në triumfin 2- 1 kundër Erzenit ia dolën të fitonin, pasi kanë pësuar gol. Për më tepër në atë përballje morën tri pikët edhe me përmbysje, me dy golat e La Torres. Te fitoret pa gola të pësuar në kampionat mund të shtohen edhe ato dy të Kupës, respektivisht kundër Elbasanit dhe së fundmi Partizanit. Me pak fjalë, Devolli dhe Kukësi e kanë të qartë mënyrën sesi mund t’ia dalin këtë sezon, duhet të mbajnë portën të paprekur dhe kështu do të kenë më shumë shanse për të fituar dhe pse jo, për të mbijetuar.

EGNATIA – Të premten Kukësi do të jetë mysafir në Rrogozhinë dhe do të përballen me kryesuesit e Egnatias. Mund të konsiderohet si kundërshtari që i ka bërë më shumë dëme këtë sezon, sepse deri tani i ka marrë nëntë pikët e plota. Jo vetëm kaq, por edhe i ka shënuar plot 10 gola, duke treguar se për blutë nuk do të jetë një mision i lehtë marrja e pikëve dhe për më tepër mbajtja e portës së paprekur. Për këtë sfidë, Devolli ka pasur më shumë kohë në dispozicion për ta përgatitur dhe ka studiuar mirë tri përballjet e kaluara, për të parë se ku ka “çaluar” ekipi. Mirëpo, edhe pse përballen dy skajet e renditjes, në Kukës duan të shfrytëzojnë momentin e mirë që po kalojnë, duke shpresuar njëkohësisht që momenti i keq i rrogozhinasve të vazhdojë edhe në këtë 90- minutësh. Në Kukës e kanë të qartë se nëse duan të shpëtojnë, duhet të mundin edhe ekipet pretendente.

VLADIMIR MEMA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"