Përforcohet klubi i Kategorisë së Parë, firmos me mesfushorin e Luftëtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2020 | 14:01

Përforcohet klubi i Kategorisë së Parë, firmos me mesfushorin e Luftëtarit

Mesfushori Klinti Qato është lojtari më i ri i Tomorit. Lojtari që ka qenë pjesë e Luftëtarit sezonin e fundit, ka firmosur kontratën dhe i është bashkuar skuadrës beratase zyrtarisht. Përpara seancës së djeshme stërvitore, Qato ka dhënë një prononcim për “Panorama Sport”, ku ka theksuar:

Qato

“Kam zgjedhur të luaj për Tomorin sezonin e ardhshëm, pas asaj eksperience të bukur sezonin e kaluar me Luftëtarin në Superiore, ku kam luajtur në 26 takime. Sinqerisht, kam keqardhje për rënien e Luftëtarit. Kam luajtur edhe për Teutën për një sezon dhe tani zgjodha Tomorin. Origjina ime familjare është nga qarku i Beratit, nga Kuçova, kjo është një arsye, por erdha këtu duke parë edhe investimin që po kryhet te Tomori.

Kam bindjen e plotë se kam bërë zgjedhjen e duhur, sepse me skuadrën beratase do të rikthehem në Superiore”. Qato luan si mesfushor i krahut të djathtë dhe pritet të jetë një lojtar i rëndësishëm për trajnerin Bledar Sinella. Tomori e ka ndryshuar thuajse totalisht grupin e futbollistëve, duke bërë shumë afrime gjatë merkatos së verës.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"