Përforcime “me breshëri”, klubi i Kategorisë së Parë bën 8 goditje. Firmosin edhe 4 të huaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2020 | 23:44

Përforcime “me breshëri”, klubi i Kategorisë së Parë bën 8 goditje. Firmosin edhe 4 të huaj

Lushnja ka nevojë për përforcime, sepse shumica e titullarëve të sezonit që shkoi e braktisën disa ditë më parë për të shkuar në Berat. Trajneri Ilir Gjyla pohoi për gazetën se po punohet për afrimin e elementëve që kanë vërtet nivel dhe dje kanë ardhur edhe 8 firmat e para, 4 paradite dhe 4 pasdite.

lushnja

Në zyrat e klubit lushnjar kanë firmosur kontratën sezonale 4 futbollistë të huaj, 3 afrikanë dhe 1 brazilian. Ata ishin pjesë e ekipit të improvizuar me të cilin verdhejeshilët luajtën një miqësore të mërkurën dhe dje shoqëroheshin nga menaxheri i tyre, ish-futbollisti i Tiranës dhe disa skuadrave të tjera në vendin tonë, Abraham Aleçenu.

TË HUAJT – Ka firmosur nigeriani Itua Alade Hamza, i datëlindjes 1 maj 1997, një mesfushor shkatërrues që sezonin e kaluar ishte pjesë e Kastriotit. Një tjetër firmë është ajo e kamerunasit Boni Elat Frenk Valeri, mbrojtës, i lindur më 22 shtator 1999 dhe që vjen edhe ai nga Kastrioti. Përforcimi i tretë është një tjetër nigerian, Abdulxhabar Oiarazi Etudaije.

Ka firmosur edhe braziliani Luis Henrique Gomes Da Silva, një mesfushor i lindur më 2 janar 1996 që vjen për herë të parë në Shqipëri, megjithatë duket se i ka bindur drejtuesit e Lushnjës për ta pasur pjesë të skuadrës. Të 4 futbollistët kanë rënë dakord me kushtet e kontratës dhe kanë hedhur firmat. Ata duket se janë pëlqyer në miqësoren e së mërkurës nga trajneri Gjyla dhe dje u paraqitën në “Roza Haxhiu” për të zyrtarizuar kontratën.

lUSHNJA FIRMAT

VENDËSIT – Klubi lushnjar ka gjetur akordin edhe me 4 futbollistë të tjerë gjatë pasdites. Kështu, kanë firmosur sulmuesi Orges Xeka, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Vorës, mesfushori 20-vjeçar Aldo Qoshku, sezonin e kaluar ishte pjesë e Dinamos, mesfushori 20-vjeçar Fabjan Blakçorri, sezonin e kaluar pjesë e Tiranës B dhe mesfushori Geraldo Hysi, edhe ai ishlojtar i Dinamos.

Lushnjarët po plotësojnë organikën dhe pas miqësores me Besën, që do të luhet ditën e shtunë, në Luz, skuadra do të grumbullohet në Përmet për fazën përgatitore. Pasditen e djeshme me lushnjarët ka dalë në stërvitje edhe sulmuesi i Albpetrolit, Kejson Kumanaku.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"