Përballja me Dinamon, Magani: I luajmë të gjitha shanset, e shpëtojmë sezonin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2023 | 22:49

Përballja me Dinamon, Magani: I luajmë të gjitha shanset, e shpëtojmë sezonin

Lushnjarët po përgatisin ndeshjen me Dinamon, në kushtet e një atmosfere të zjarrtë në qytetin myzeqar. Skuadra verdhejeshile rrezikon rënien, ndaj mbështetja e publikut vendës pritet të jetë në nivele të larta në shkallët e stadiumit “Roza Haxhiu”.

maganiii

Në një prononcim për “Panorama Sport”, para ndeshjes, mbrojtësi i krahut të djathtë Endrien Magani shprehet se kjo përballje do të jetë tepër e vështirë, por Lushnja do t’i luajë të gjitha shanset për të mbijetuar:

“Ndeshje shumë e vështirë. Jemi përgatitur shumë gjatë këtyre dy javëve. E dimë, para kujt fakti jemi. Luajmë përballë Dinamos, por jemi të vetëdijshëm edhe për pozitat ku ndodhemi. Duhet të jemi shumë seriozë para një ndeshjeje kaq të vështirë.

Të luftojmë fort dhe të përpiqemi me të gjitha mundësitë që ta kalojmë me sukses”, deklaroi peqinasi i verdhëjeshilëve Endrien Magani. Lushnjarët kanë vijuar me përgatitjet, teksa janë stërvitur dje në mesditë. “I kemi mundësitë që ta fitojmë këtë ndeshje. Duke dhënë maksimumin le të shpresojmë te suksesi. Kampionatit po i vjen fundi dhe ne do t’i luajmë të gjitha shanset tona për të qëndruar në këtë kategori”, tha Magani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"