Përballja me Devollin, flet Sakaj: Jemi gati, ndeshje shumë e fortë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2019 | 11:42

Përballja me Devollin, flet Sakaj: Jemi gati, ndeshje shumë e fortë

Java e dytë e Kategorisë së Parë e çon Orikun në fushën e Devollit, një ekip që ashtu si bregdetarët e ka fituar ndeshjen e parë.bylis oriku

Ndeshja e mesjavës në Kupën e Shqipërisë ishte edhe një test para kësaj transferte, ku Oriku kërkon rezultat pozitiv. Bregdetarët zhvilluan dje paradite stërvitjen e fundit dhe pasdite u nisën drejt Devollit.

Gjendja e skuadrës duket shumë e mirë dhe trajneri Artan Sakaj, për “Panorama Sport” thekson: “Jemi gati për ndeshjen ndaj Devollit. E kam ndjekur kundërshtarin, e njoh prej kohësh dhe mendoj se takimi do të jetë i vështirë. Devolli mundi Pogradecin 3-0 javën e parë, që do të thotë se nuk kemi të bëjmë me një ekip të paambientuar. Oriku normalisht shkon për të zhvilluar një ndeshje të mirë dhe për të marrë rezultat pozitiv”. Të dyja skuadrat pritet të dhurojnë emocione me një futboll të bukur në stadiumin e Bilishit.

Enriko Gabaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"