Përballja Besa-Lushnja, mbrojtësi Meta: Ndjehem shumë i motivuar, shpresojmë të fitojmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2022 | 10:48

Përballja Besa-Lushnja, mbrojtësi Meta: Ndjehem shumë i motivuar, shpresojmë të fitojmë

Lushnja udhëton me “bonuse” në Peqin, atje ku sot në orën 14:00 e pret Besa. Në organikën e verdhejeshilëve luajnë edhe tre peqinas: Endrien Magani, Fadil Meta dhe Ali Llacja.Collage Maker-29-Oct-2022-10.39-AM

Do të luajnë në stadiumin e qytetit të tyre, aty ku kanë mësuar të luajnë futboll. Për ta është ambient më shumë se familje dhe kjo do t’i vijë në ndihmë ekipit.

Në një prononcim për gazetën, Fadil Meta shprehet: “Ndjehem shumë i motivuar. Në stadiumin e qytetit tim të lindjes kam luajtur me krenari. Kam dhënë gjithnjë më të mirën. Shpresoj të dal me fitore. Jam i angazhuar 100%, që t’i marrim maksimumin kësaj ndeshje. Bashkë me shokët kemi besim te fitorja”, deklaroi mbrojtësi peqinasi.

27-vjeçari luan në linjën e majtë dhe këtë sezon debuton te Lushnja. Ai shënoi dhe golin e parë të sezonit të lushnjarëve në Berat, atë kundër Tomorit.

A.ALUSH-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"