Përballen kundër Luftëtarit, flet portieri i Këlcyrës: Në fushë vetëm për fitore, skuadra ka potencialin e duhur për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2021 | 12:39

Përballen kundër Luftëtarit, flet portieri i Këlcyrës: Në fushë vetëm për fitore, skuadra ka potencialin e duhur për…

Portieri Mustafaraj tregon arsyen pse Këlcyra dështoi në start, si dhe çfarë presin nga dueli me Luftëtarin.

Memaliaj-Kelcyra5

“E kemi lënë pas humbjen dhe jemi përgatitur për Luftëtarin që e presim në shtëpi. Në fushë do të hyjmë vetëm për fitoren. Skuadra ka potencialin e duhur për t’u përballur si e barabartë me gjirokastritët.

Takimet do t’i marrim një nga një. Ky kampionat do të jetë i vështirë edhe për faktin se në Kategorinë e Dytë janë shtuar skuadrat pretendente. Ne do të punojmë shumë për t’ia dalë”, u shpreh Mustafaraj për “Panorama Sport”.

ROLAND SULI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"