Pepa: S’kemi pasur fushë ku të stërviteshim, tani ekipet do na kenë frikë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2018 | 18:36

Pepa: S’kemi pasur fushë ku të stërviteshim, tani ekipet do na kenë frikë…

Brunild Pepa u zgjodh lojtari më i mirë i sfidës, mes Lushnjës dhe Partizanit. Në një porononcim për “Supersport”, Pepa tregoi se skuadra do të japë maksimumin në të gjitha ndeshjet dhe tashmë skuadrat do t’i kenë frikë.

Pepa

Si motivohet Lushnja?

Nuk është se kemi motivimin e ekipieve të tjerave. Po ia bëjmë yzmetin çdo ndeshje. Mund të merrnim edhe 3 pikë mund të mos merrnim edhe asnjë. Na bëhet qejfi për këtë pikë.

Mendoni që mund të kishim shpresuar te mbijetesa me ndryshimet?

Ne s’kemi pasur fushe, kemi pasur mungesë stërvitshmërie. Lojtarët e rinj i bëjnë mirë ekipit të parë. Ishalla ambientohen.

Do i mirëprisnit premiot nga ekipet e tjera?

Këto gjëra ka ndodhur edhe më përpara me ekipiet e tjera. Ne nuk kemi presion. Futemi në fushë për më të mirën dhe do ia bëjmë yzmetin deri në fund. Tani edhe ekipet do na kenë frikë.

A do ketë një ristart karriera jote?

Nuk është gjithmonë në dorën time, edhe pse futbollisti do ta kërkojë te vetja. Fusha do të thotë shumë te një ekip. Me stërvitje besoj se do të arrij gjithçka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"