Pengu Ferrari, 209 mln rrogë pa fituar titullin kampion/ 6 vitet te “Kokëkuqja”, shansi i çuar dëm në karrierën e Fetelit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2022 | 23:19

Pengu Ferrari, 209 mln rrogë pa fituar titullin kampion/ 6 vitet te “Kokëkuqja”, shansi i çuar dëm në karrierën e Fetelit

I vetmi peng i Sebastian Fetelit në karrierë pa dyshim që do të jenë gjashtë vitet e tij të kaluara te Ferrari. Pas katër titujve kampion me Red Bullin, skuderia italiane, e cila nuk arrin që të fitojë Botërorin që prej vitit të largët 2007, me Kimi Raikonenin, besoi se ishte pikërisht gjermani ai që mund të rikthente lavdinë në Itali.

SebastianVettelF1GrandPrixUSAQualifyingVX3oacv3T9Dx

Madje, për ta bërë të vetin 4 herë kampionin e botës, “Kokëkuqja” futi në verën e vitit 2015 edhe modën e pagave stratosferike në Formulën 1, duke qenë se menjëherë pasi mësuan se Fetel do të fitonte 33 milionë euro në vit, të gjithë pilotët e tjerë elitarë kërkuan rritje të pagave të tyre.

RROGA TE FERRARI

Madje, vit pas viti Ferrari i ofronte që të rinovonte, edhe pse shpresat për titull kampion mbetën në fund vetëm shpresa. Ajo që i shpëtoi disa miliona skuderisë italiane ishin vetëm klauzolat për numrin e garave që Sebastian duhej të mbyllte, ato që në vitet 2016 dhe 2017 ia zbritën rrogën deri në 28 milionë euro, por një rebelim i pilotit në 2018-ën, kur skadonte edhe kontrata e parë, bëri që ai të fitonte të drejtën për t’u ngjitur në stratosferë dhe të bëhej piloti më i paguar në histori, falë 45 milionëve në vit (aq është shifra që fiton sot edhe Luis Hamilton te Mercedesi, që e bën pilotin më të paguar aktualisht në Formulën 1).

PAGA NETO

E thënë ndryshe, Ferrari shpresoi shumë te Feteli, aq sa nuk ngurroi që të derdhë në llogarinë e tij 209 milionë euro në total për 6 vite, por në fund, konstruktori më i famshëm dhe më i rëndësishëm në botë, nuk shkoi shumë më tepër sesa vendi i dytë me pilotin që në fund të këtij sezoni do të tërhiqet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"