Penalltia në favor të Partizanit, flet kapiteni Mara: Nuk e pengova Carën, s’e di përse arbitri…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2021 | 8:54

Penalltia në favor të Partizanit, flet kapiteni Mara: Nuk e pengova Carën, s’e di përse arbitri…

Skënderbeu barazoi në ndeshjen e parë në shtëpi përballë Partizanit, e cila ishte e veçantë për mesfushorin Uerdi Mara. Në mungesë të Vangjel Zguros për shkak kartonësh, Mara mbajti edhe shiritin e kapitenit në këtë takim.

Mara

Numri 10 i Skënderbeut e quan rezultat pozitive pikën e marrë ndaj një rivali tepër të vështirë, që pretendimet i ka madhore. Veç kënaqësisë për barazimin në këtë takim, Mara nuk e fsheh aspak edhe mërzitjen për 11- metërshin e akorduar në favor të Partizanit, duke deklaruar se mes tij dhe Tedi Carës nuk ka pasur asnjë kontakt në zonë, paçka se korçari bëri sparkatë.

“Jemi të kënaqur me këtë barazim, pasi ishim përgatitur për një ndeshje shumë të vështirë dhe kjo ishte e pritshme kur kemi një kundërshtar si Partizani përpara. Goli i tyre duket se na ndëshkoi disi nga mënyra se si erdhi, pasi realisht nuk e kuptuam se çfarë ndodhi në ato momente.

Uerdi Mara

Nuk kam pasur asnjë kontakt me Carën dhe nuk e di përse arbitri e akordoi penallti. Unë nuk e kam penguar, por për fat reaguam shpejt dhe gjetëm barazimin. Tani të mendojmë për ndeshjen e radhës, pa humbur kohë, pasi do të jetë një sezon i ngjeshur dhe i vështirë”, deklaroi Mara për “Panorama Sport”.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"