Pasojat e tërmetit prekin futbollin, përgjysmim fondi për dy klubet e Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 6, 2020 | 12:23

Pasojat e tërmetit prekin futbollin, përgjysmim fondi për dy klubet e Kategorisë së Parë

Kastrioti e mbylli 2019-ën me një darkë jo vetëm për festat e fundvitit, por edhe për ecurinë e mirë në këtë kampionat, ku kryeson Grupin A, i shkëputur 7 pikë nga vendi i dytë. Krutanët kanë planifikuar që sot t’i rikthehen fushës për të nisur përgatitjet për pjesën e mbetur të sezonit. 

kastrioti

Kastrioti do të stërvitet në Kamzë këtë javë, ndërsa për afro 10 ditë do të kryejë një minifazë përgatitore në një vend më të ngrohtë. Me përjashtim të Brunild Pepës dhe Elton Dokut, nuk ka largime të tjera nga krutanët. Drejtuesit e klubit konfirmojnë për “Panorama Sport” se i është prerë bileta mbrojtësit nigerian Lukman Husein, që pritet të mbërrijë shpejt në vendin tonë.

Pasojat e tërmetit janë reflektuar edhe te futbolli, duke e tkurrur ndjeshëm fondin për dy ekipet e Bashkisë së Krujës, Kastriotit dhe Ilirisë.

Vitet e mëparshme fondi ishte rreth 200 milionë të vjetër për dy ekipet, ku Iliria përfitonte 120 milionë, duke qenë 100% e varur nga bashkia, ndërsa 80 milionë ishin për Kastriotin, pasi bashkia ka 24% të aksioneve. Për 2020-ën kjo shifër është reduktuar nga 200 milionë në 120 milionë. Kjo shumë do të ndahet në mes dy ekipeve, 60 milionë lekë për krutanët dhe 60 milionë lekë për fushëkrujasit.

Bujar Balliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"