Pasi trajneri dha dorëheqjen, skuadra e Kategorisë së Parë nis stërvitjen me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2021 | 13:55

Pasi trajneri dha dorëheqjen, skuadra e Kategorisë së Parë nis stërvitjen me…

Besëlidhja “zbarkon” në fushë. Pas së hënës pushim, dje pasdite ekipi ka nisur seancat stërvitore në kuadër të javës së 19-të të kampionatit.

Teuta-Beselidhja LOGO

Tashmë ekipi nuk do të drejtohet më nga Sinan Bardhi, që është dorëhequr pas ndeshjes me Veleçikun. Skuadra doli nga objektivat dhe tashmë duhet të luajë në fazën “play off”, ndaj edhe trajneri vendosi që të ikte. Asnjë emër nuk është lakuar për pasuesin e tij, ndonëse shanset janë që ky post t’i besohet Gledis Lanit. Ai prej 10 vitesh është zv.trajner, ndonëse dje mungoi për shkaqe familjare.

Dje ekipi u përgatit prej trajneri i portierëve, Vashaku. Lezhjanët janë përqendruar në sfidën e radhës ndaj Partizanit B, që do të zhvillohet të shtunën në stadiumin e Lezhës. Ekipi është i detyruar që të luajë për të siguruar mbijetesën në fazën e tretë dhe duke nisur nga kjo fundjavë, asnjë rezultat tjetër nuk e ndihmon veç fitores. Vetëm kështu ekipi do të mbijetojë në Kategorinë e Parë.

PRENG GJIKOLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"