Pasi arriti akordin me Milanin, ja kur pritet të kryejë vizitat mjekësore Mario Mandzukiç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2021 | 15:17

Pasi arriti akordin me Milanin, ja kur pritet të kryejë vizitat mjekësore Mario Mandzukiç

Pothuajse e kryer për Mario Mandzukiç tek Milani. Sulmuesi kroat do të zbarkojë nesër në “Malpensa” dhe do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore mëngjesin e nesërm.

mandzukic.juve.2018.19.orecchio.750x450

Këtë lajm e konfirmon “TuttoMercatoWeb”, e cila shkruan se sulmuesi 34-vjeçar kroat do t’i bashkohet kuqezinjve mëngjesin e së hënës duke kryer ekzaminimet e vizitave mjekësore dhe më pas për të hedhur “të zezën në të bardhë” me skuadrën e tij të re.

Mandzukiç transferohet tek kuqezinjtë si lojtar i lirë pas përfundimit të aventurës së tij në Katar me ekipin e Al-Duahil.

Gjiganti kroat ka 6 muaj pa zhvilluar një ndeshje zyrtare, por stërvitjet nuk i ka ndalur aspak në këtë hark kohor kur ka qenë pa ekip.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"