Pas vendimit të FIFA-s, Federata Kroate jep paralajmërimin e rreptë për futbollistët e saj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2018 | 21:57

Pas vendimit të FIFA-s, Federata Kroate jep paralajmërimin e rreptë për futbollistët e saj

Pas fitores së djeshme të Kroacisë përballë Rusisë ka ardhur dhe një veprim aspak i matur nga Vida dhe Vokujeviç i cili nuk ngeli pa u hetuar dhe nga FIFA. Por për fat të mirë të kroatëve nuk pati asnjë masë drastike. Megjithatë Federata Kroate e Futbollit ka bërë një paralajmërim të rreptë për lojtarët e saj. Në komunikatën e tyre lexohej:

kroaciaa

“HNS tërhiqet nga çdo mesazh i tipit të bërë nga Vida dhe Vukojevic, të cilët ia kushtuan fitoren Ukrainës, pasi luajnë me Dinamon në Kiev. Ata, ashtu si futbollistët e tjerë, janë këshilluar të mos i përsërisin më të tilla deklarate. Politike apo jo, nuk na intereson, nuk duam të ketë asnjë deklaratë që nuk ka lidhje me futbollin dhe mund të ketë interpretime të tjera.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"