“Pas kësaj fitore me Erzenin jemi më të qetë”, Gvozdenoviç ndalet tek shorti i Europianit: Grup shumë i fortë, nuk kemi çfarë të bëjmë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2023 | 19:23

“Pas kësaj fitore me Erzenin jemi më të qetë”, Gvozdenoviç ndalet tek shorti i Europianit: Grup shumë i fortë, nuk kemi çfarë të bëjmë…

Ivan Gvozdenoviç ka folur pas fitores ndaj Erzenit. Ai u shpreh i lumtur pasi ishte një ndeshje e vështirë. Trajneri gjithashtu u ndal edhe tek shorti i Europianit.

bandicam 2023-12-02 19-16-16-256

“Ndoshta kemi gjetur një sulmues, bravo për Frenklin. Sot ishte një ndeshje e vështirë, Erzeni një skuadër shumë e mirë dhe i uroj vazhdimësi. Bravo çunat, me këtë fitore jemi më të qetë. Edhe pse kemi ende ndeshje përpara, por jemi të qetë. Sot ishim njësoj. Unë e pash grupin është shumë i fortë, nuk kemi çfarë të bëjmë. Nuk mund të them ishim me frikë por me kujdes, dhe me stress pozitiv nëse do të shënonim golin e dytë do të ishim më të qetë. Djemtë ishin më mirë sot se sa me Kukësin” deklaroi ai për “MCN TV”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"