Partizanit i dëmtohen dy “pyka”, mësohet sa do të qëndrojë jashtë fushave Mensah

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2024 | 13:18

Partizanit i dëmtohen dy “pyka”, mësohet sa do të qëndrojë jashtë fushave Mensah

Kur u duk se më në fund trajneri Shehi do të kishte në dispozicion të gjithë skuadrën, situata ndryshoi në harkun e vetëm dy ndeshjeve dhe sulmi tashmë sheh t’i mungojnë emra me peshë.

mba partizani

Ndaj Skënderbeut të dielën Alfred Mensah la fushën e lojës në minutën e 13-të, duke reklamuar një dëmtim muskulor. Mbrëmjen e djeshme ganezi ka kryer ekzaminimet e nevojshme dhe rezulton se ka pësuar një tërheqje muskulore të gradës së parë. Ai pritet të mungojë 2 deri në 3 javë.

Lëndimi i Mensah pason atë të Skukës dhe ul alternativat e trajnerit Shehi në sulm. Gjithsesi, lajme të mira ka për Maget dhe Carën.

Ky i fundit kthehet të premten ndaj Kukësit, pasi ka shlyer tashmë dënimin prej kartonëve të verdhë. E njëjta gjë pritet të ndodhë me senegalezin, i cili ka pasur dhimbje në shpatull, por tashmë ndihet mirë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"