Partizanit i bllokohet merkatoja prej Çinarit, shembull të ngjashëm sjell Durmishaj nga Greqia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2020 | 9:23

Partizanit i bllokohet merkatoja prej Çinarit, shembull të ngjashëm sjell Durmishaj nga Greqia

Aris i Selanikut, për shkak se aktivizoi sulmuesin shqiptar, Fiorin Durmishaj, gjatë pjesës së dytë të sezonit të këtij sezoni, i është bllokuar merkatoja nga FIFA deri në qershor të vitit 2021 dhe është gjobitur me 500 mijë euro.
durmishaj
Durmishaj është në pronësi të Olimpiakosit, por duke mos pasur hapësira aty, klubi grek e huazoi në shtator të vitit të kaluar te belgët e Kasland Beverenit. Deri në janar shqiptari me pasaportë greke luajti 9 ndeshje dhe shënoi dy gola. Gjërat nuk shkuan siç donte ai dhe Olimpiakosi vendosi ta huazonte tek Arisi i Selanikut.

Mësohet se FIFA e patën paralajmëruar federatën greke dhe klubin e Arisit që ky transferim ishte i parregullt. Kjo nuk u mor parasysh nga verdhezinjtë dhe lojtari zbriti në fushë. Për ironi të fatit, vetëm një ndeshje dhe më pas u dëmtua. Por, kaq ka mjaftuar që klubi të dënohet. Është gjobitur edhe federata greke prej Durmishajt.

Përveç dënimit për Arisin, FIFA gjobiti edhe federatën greke me 480 mijë euro. Kjo, për faktin se FIFA e pati paralajmëruar federatën greke të mos e miratonte federimin e sulmuesit nga klubi belg tek Arisi. Paralajmërimi nuk u mor parasysh dhe përveç ndëshkimit për të rëndë për klubi u gjobit edhe federata greke

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"