“Partizani veproi drejt me Malën”, Starova: Tirana bëri mirë që e mbajti Ahmatajn!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2019 | 23:18

“Partizani veproi drejt me Malën”, Starova: Tirana bëri mirë që e mbajti Ahmatajn!

Sulejman Starova bën analizën e tij për gjendjen e Partizanit, ndeshjen e fundit ndaj Laçit, por edhe çështjen “Mala” te kampi i kuq.

starova

“Bobi” është i mendimit se 3-pikëshi i sotëm i “demave” ndaj Laçit do i shërbejë për shkëputjen, teksa fliste në studion e “Pressing”, ndërkohë që mendon se vendimi i klubit për të lënë Malën në tribunë, është i drejtë.

PARTIZANI – Partizani është në vend të parë, pritej shkëputja e tyre, prej përbërjes së mirë, poste të dubluara. Nuk është në formën më të mirë, ka marrë shumë lojtarë. Konkurrenca bën të veten. Sot mori një fitore që nis shkëputjen. Ka edhe disa sfida të forta. Rëndësi ka që rritet morali. Duke pasur këtë ekuilibër në kampionat, morali është shumë i mirë për të punuar.

PARTIZANI-LAÇI – Veç Flamurtarit dhe Luftëtarit, të gjitha skuadrat janë në lojë për fitore në çdo ndeshje. Partizani nëse do shkëputet akoma më shumë, do e tregojë dhe potencën. E kemi parashikuar që do ecë. Ka kohë për të gjithë lojtarët të provohen. Shpërndahet lodhja. Sot, në ndeshje Partizani pati zotërim topi, dhe Laçi nuk u shfaq shpesh në kundërsulm. I fali shumë terren Partizanit.

ÇËSHTJA “MALA” – Kjo është një dukur që huazohet nga bota. Është normale, sepse klubi nuk ka si ta aktivizojë, kur nuk rinovon, dhe të ikësh ditën që mbaron kampionati. Ne në Shqipëri nuk e bëjmë të parët këtë. Klubi ka të drejtë që bën këtë presion. Mala është lojtar shembullor, ka dhënë kontributin, ka rritur nivelin, por këto janë probleme të biznesit që e ka emrin futboll.

TIRANA – Tirana u bë lajm sepse tha një gjë ndryshe pas ndeshjes. Tha se është bërë pishman, për atë që tha dhe vazhdon puna. Klubi besoj se ka bërë mirë që e ka kthyer trajnerin. Pas Memës, të largohej dhe Ahmataj, nuk do ishte serioze. Ka bërë mirë që i ka mbushur mendjen të qëndrojë. Motivi që ka qëndruar është teknik, dhe ka bërë mirë që ka mbetur aty. Kur ndërron 3 trajnerë në vit, faji ngel jetim. Më mirë të mbajnë trajnerin deri në fund, atë që ndërton ekipin. Trajneri ka gjynahet e tij, që premtoi titullin për 100-vjetor. Erdhën disa lojtarë në ekip në mesfushë e sulm, në mbrojtje erdhi vetëm Osmani. Ahmataj e dinte mirë që Tirana duhet të harronte fazën defensive. Gjërat nuk ndryshohen me shkop magjik.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"