Partizani pakt me policinë për tifozët, përfiton edhe Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2018 | 22:12

Partizani pakt me policinë për tifozët, përfiton edhe Tirana

Partizani pritet që të rikthejë ultrasit në stadium pas paktit të vendosur në mbledhjen mes përfaqë- suesve të policisë, klubit dhe grupimit “Ultras Guerrils”. Thuhet se është arritur akordi që ultrasit të hyjnë në stadium pa paraqitur kartën e identitetit. Nga kjo marrëveshje e “Guerrils” dhe klubit të kuq me policinë e kryeqytetit përfitojnë edhe ultrasit e Tiranës, të cilët kanë pasur të njëjtin problem si rivalët e qytetit.

fanatics

Parimisht, thuhet se është barriera e vendosur nga uniformat blu që ultrasit të hynin në stadium vetëm duke paraqitur kartën e identitetit. Policia ka lëshuar, por me këtë veprim ka treguar dy standarde. Meqë beteja u fitua nga ultrasit e kuq, turpi i mbetet Policisë, e cila duhet t’u të kërkojë falje tifozëve për zbrazjen dymujore të stadiumeve, kryesisht impiantit të vetëm në kryeqytet, “Selman Stërmasi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"