Partizani pa katër titullarë ndaj Vllaznisë, ja si pritet të rreshtohen të kuqtë. Mungesa e madhe është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 22, 2019 | 11:25

Partizani pa katër titullarë ndaj Vllaznisë, ja si pritet të rreshtohen të kuqtë. Mungesa e madhe është…

Partizani e ka të nevojshëm trepikëshin sot ndaj Vllaznisë, pasi kampionët nuk e njohin fitoren që nga ndeshja me Laçin, pasi në tri ndeshjet pasardhëse janë mundur.Partizani goli

Trepikëshi shikohet si një ngushëllim për “demat” para festave të fundvitit, me shpresën që në vijim të zgjidhin çështjen e trajnerit dhe të plotësojnë mangësitë në merkato.

Ndaj Vllaznisë, stafi teknik nuk e ka të plotë grupin, pasi mungojnë katër titullarë. Kështu që, sot trajneri Kalari është i detyruar që të bëjë modifikime në formacion.

Enigma për t’u zgjidhur është se kush do të jetë zëvendësuesi i Uilliam Melos, pasi 3 mungesat e tjera, Boldor, Solomon dhe Mala, nuk ishin titullarë edhe ndaj Teutës.
form part

Njëri mes Romeros dhe Kotes mund të luajë në vend të Melos me skemën 4-3-3, por mund të ketë ndryshime më të mëdha, nëse luhet me modulin 4-4-2.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"