Partizani nuk ndalet në merkato, firmos një tjetër futbollist (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2018 | 12:52

Partizani nuk ndalet në merkato, firmos një tjetër futbollist (Video)

Partizani nuk ka të ndalur në merkato. Pas mbrojtësit Uakili, klubi i kuq ka prezantuar sot edhe mesfushorin Besnik Ferati. 18-vjeçari ka firmosur kontratë 4 vjeçare me të kuqtë, teksa vjen nga radhët e ekipit të Shkupit.

Besnik-Ferati-10

Ferati ka qenë pjesë e ekipeve të moshave të Maqedonisë dhe është vlerësuar si një talent tepër premtues. Roli i tij natyral është mesfushor qendra. Një element që pritet t’i shërbejë klubit kryeqytetas në të ardhmen.

 NJOFTIMI I KLUBIT: 

Besnik Ferati firmos kontratë katër vjeçare Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me lojtarin Besnik Ferati. Mesfushori i talentuar ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare me Partizanin. 18 vjeçari Ferati është formuar në ekipin e FC Shkupi. Mesfushori i të gjitha ekipeve përfaqësuese të moshave të Maqedonisë, është prezantuar në ambjentet e klubit dhe menjëherë i është bashkuar skuadrës.

efefe

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"