Partizani, nën urdhrat e Sulejman Starovës për Ligën e Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2016 | 14:11

Partizani, nën urdhrat e Sulejman Starovës për Ligën e Europës

Skuadra e Partizanit do të drejtohet nga dyshja Starova-Dalipi në pjesëmarrjen e Ligës së Europës kundër Slovan Bratislavës. Konfirmimi ka ardhur sot nga vetë këshilltari i presidentit të klubit të kuq, i cili ka shpjeguar arsyet se pse ekipi nuk drejtohet nga trajneri i ri italian, Adolfo Sormani.

13528980_521860361341698_5498146533691234183_n

“Përballë do të kemi një kundërshtar të fortë, jemi të vetëdijshëm për këtë pasi e kemi studiuar përgjatë gjithë këtyre ditëve. Ekipi është përgatitur plotësisht për tu përballur denjësisht ndaj kundërshtarit Slovan Bratislava dhe të gjithë lojtarët po gëzojnë një gjendje të mirë fizike falë edhe punës që është kryer në përgatitjet që kemi zhvilluar në Itali.

Sigurisht edhe një barazim pa gola do të ishte favorizues për ne duke ditur vlerën e golit në fushë kundërshtare, megjithatë ne shpresojmë ta fitojmë përballjen e parë. Në drejtimin e skuadrës do të jem unë dhe Dalipi, kjo për faktin se Adolfo Sormani si pasojë e rregullave të FIFA-s nuk mund të regjistrohet për kompeticionet ndërkombëtare përpara datës 1 korrik.

Rregulla të cilat na kanë penalizuar edhe në përforcimin e ekipit me të tjerë lojtarë. Sukaj tashmë është pjesë e skuadrës, shpresojmë të jetë i gatshëm pasi është i domosdoshëm për ekipin. Do të luajmë në “Elbasan Arena” , por besoj se edhe atje nuk do të na mungojë mbështetja e tifozerisë tone. Besoj se të martën do të jenë të shumtë duke na përkrahur masivisht”, deklaroi Starova para gazetarëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"