Partizani në kërkim të trajnerit, ish-sulmuesi Dosti: Ja kë i sugjeroj klubit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2019 | 23:45

Partizani në kërkim të trajnerit, ish-sulmuesi Dosti: Ja kë i sugjeroj klubit

Ish-sulmuesi dhe kampioni i Partizanit në vitet ’80-’90 Edmond Dosti propozon që Dritan Mehmeti të emërohet trajneri i ri të kuqve.

mehmeti

Nëpërmjet një komenti në profilin e tij në “Facebook”, Dosti gjykon se ish-zv/trajneri i të kuqve, aktualisht teknik i Partizanit B duhet të marrë frenat e kampionëve të Shqipërisë pasi e njeh mirë ambjentin dhe lojtarët.

Ndërkohë, Dosti propozon që skuadra të përforcohet 3 futbollistë: një mbrojtës të djathtë, një mesfushor organizator dhe një sulmues.

Ish-kampioni i Partizanit në vitin 1993 ka kritikuar gjithmonë Franko Lerdën për mënyrën e gabuar të sjelljes me lojtarët dhe taktikave të tij.

Aktualisht, Partizani drejtohet provizorisht nga dyshja Genc Tomorri dhe Renaldo Kalari.

Franko Lerda u shkarkua menjëherë pasi humbi derbin e së premtes me Tiranën 1-2. Të kuqtë u mposhtën në sfidë direkte me bardheblutë për herë të parë pas gati 6 vitesh.

fRANKO-LERDA-770x470

Mesazhi i Edmond Dostit drejtuar Partizanit:

Partizani ka nje grup te denjte per te dal kampion, fal edhe kontributit te meparshem te Geges, por problemi ka qene per mua gjithmone trajneri gje qe e kam thene edhe me pare, qe ky trajner nuk ishte i denjte per Partizanin! Erdhi per te dhene nje fryme te re ne stilin dhe lojen e Partizanit por sic u pa asnjera nga keto gjera nuk ndodhi! Bravo President qe reagove per shkarkimin e trajnerit, sepse ai po shkaterronte ate qe ju ndertuat me shume mundim. Shkarkimi i tij duhej te ndodhte shume kohe me perpara, por me mire vone se sa kurre!
Po te rikthehej Gega do te ishte shume mire per ekipin e Partizanit, duke ju dhene atyre nje motiv pozitiv per te fituar Kampionatin. Por kete pike e shoh te veshtire, prandaj i sygjeroj klubit Tan Mehmetin, sepse edhe ai e njeh shume mire nga brenda ekipin edhe eshte trajner qe kerkon cdo here e me shume nga ekipi edhe eshte nje mundesi per te rikthyer normalitetin tek ekipi. Partizani e ka pothuajse grupin e kompletuar por per mendimin tim Partizani do kthehet shume shpejt tek lojrat e bukura dhe me rezultate pozitive me ikjen e ketij trajneri. Partizanit i duhen te pakten edhe 3 lojtare, mbrojtes i djathte, nje organizator dhe nje sulmues race per ta udhehequr Partizanin drejt fitimit te titullit kampion. PMTP

dostiiii

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"