Partizani me sytë nga merkato, Olsi Rama i ka premtuar ekipit 4 blerje “big”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2021 | 13:30


Partizani me sytë nga merkato, Olsi Rama i ka premtuar ekipit 4 blerje “big”

Drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, u ka premtuar lojtarëve të “demave” se do të vijnë në ekip gjatë kësaj merkatoje plot katër lojtarë me emër, që do të përforcojnë tepër organikën e klubit.

Olsi dhe Daja

Ky premtim u është bërë lojtarëve gjatë kohës kur Partizani merrte ende pjesë në Ligën e Konferencës. Që nga koha kur Rama ka dhënë këtë premtim e deri më tani, te Partizani është afruar zyrtarisht vetëm i riu Klevis Dragaj, ndërsa zyrtarizimet me peshë kanë munguar.

Të kuqtë janë pranë firmës me ish-mesfushorin e Kombëtares Migjen Basha,  që mund të jetë një nga katër lojtarët me emër që Olsi Rama ka premtuar.

PANORAMASPORT.AL