Partizani feston rekordin e Alban Hoxhës, por ai e ka mendjen te derbi: As nuk e mendoj humbjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2021 | 17:23

Partizani feston rekordin e Alban Hoxhës, por ai e ka mendjen te derbi: As nuk e mendoj humbjen

Klubi i Partizanit ka festuar dyfish sot. Të kuqtë fillimisht kanë uruar gjatë seancës stërvitore trajnerin Ilir Daja për ditëlindjen e tij, e më pas kanë festuar edhe kapitenin e skuadrës, Alban Hoxhën.

alban hoxha partizani

Ky i fundit ka vendosur një rekord me fanellën e kuqe, duke e veshur 300 herë atë në ndeshje zyrtare, një arritje e jashtëzakonshme për portierin i cili mban edhe rekordin e minutave radhazi pa pësuar gol në Superiore pikërisht falë paraqitjeve të tij me fanellën e ekipit kryeqytetas.

“Është viti i nëntë që luaj te Partizani dhe të arrish 300 ndeshje më bëhet qejfi, shpresoj të arrij akoma më shumë”, u shpreh Hoxha.

alban hoxha

Duket se ai e ka më shumë mendjen te derbi ku shpreson që skuadra t’u kthehet sukseseve pasi ka lënë shumë pikë rrugës në start. “Ka patur mungesë rezultati dhe sigurisht kur kalojnë ndeshjet bëhet stresuese sepse do medoemos fitoren. Unë nuk e mendoj fare që në derbi të bëjmë hap fals sepse jemi të gjithë të përgatitur, jemi të gjithë me dëshirë për ta fituar ndeshjen. Plus derbet kanë treguar se nuk ka të bëjë kush është në vend të parë, dytë apo të tretë. Do japim maksimumin dhe do synojmë për ta fituar”, u shpreh Alban Hoxha.

alban hoxha 1

VERONIK ISTREFAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"