Partizani dhe Tirana mësojnë sot rivalët, ja kundërshtarët e mundshëm të ekipeve të kryeqytetit në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2023 | 9:50

Partizani dhe Tirana mësojnë sot rivalët, ja kundërshtarët e mundshëm të ekipeve të kryeqytetit në Europë

Hidhet ditën e sotme në Nion të Zvicrës, duke nisur nga ora 14:00, shorti i turit të tretë të Ligës së Konferencës. Aktualisht në garë kanë mbetur vetëm dy ekipe shqiptare, Tirana, që eliminoi Dinamo Batumin dhe Partizani, që zbriti nga Champions League.

tirana partizani

Si gjithnjë, UEFA i paraparin këtyre raundeve dhe pa u luajtur turi i dytë do të hidhet shorti për atë të radhës. Partizani ndodhet në një vazo të veçuar nga ajo e Tiranës. Të kuqtë pozicionohen në vazon e kampionëve.

Në këtë raund skuadra e Zoran Zekiç, në rast se kalon Atletik Eskaldes mund të ketë përballë Ferencvaroshin, rumunët e Farul, Dinamo Tbilisin apo edhe Ballkanin.

Këta mund të themi se janë rivalët që do të donte të shmangte kampionia jonë, që gjithsesi do të duhet të mposhtë fillimisht kundërshtarin e nesërm. Paraditen e sotme, në orën 9:00, grupi prej 10 goglash do të ndahen në dy grupe me nga 5 skuadra, ku edhe Partizani do ta ketë më të qartë situatën.

1

TIRANA – Bardheblutë me siguri nuk e kanë aspak mendjen te turi i tretë, pasi përpara kanë Beshiktashin dhe do të duhet që fillimisht të ndodhë një mrekulli për tu kualifikuar në turin e tretë.

Gjithsesi, asgjë nuk është e pamundur dhe futbolli e ka treguar këtë në shumë raste. Lajmi i mirë për Tiranën në këtë rast është fakti që nëse mposht Beshiktashin, ndeshet me skuadrat e vazos së jofavoritëve, duke përfituar nga koeficienti i madh i Beshiktashit.

2

3

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"