Paqe mes shqiptarëve në Serinë A, Tare pozon me Berishën dhe Vojvodën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2021 | 19:51

Paqe mes shqiptarëve në Serinë A, Tare pozon me Berishën dhe Vojvodën

Ndeshja e djeshme mes Torinos dhe Lacios ka pasur takime mes shqiptarëve. Pak përpara ndeshjes drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, mbrojtësi Hysaj, portieri Strakosha dhe sulmuesi Vedat Muriqi kanë ndarë disa momente me portierin Etrit Berisha dhe mbrojtësin kosovar Mërgim Vojvoda.

Tare-vojvoda-e-Berisha-1024x683

Një takim i veçantë shqipesh, ku pak orë më vonë do të luanin si kundërshtarë në fushë. Ndeshja u mbyll në barazim 1-1 ku Imobile shpëtoi Lacion në minutën e 91-të. Nga lojtarët tanë Hysaj luajti gjithë ndeshjen me Lacion dhe Muriqi u aktivizua në të 80-ën. Ndërkohë, dy portierët kuqezinj e ndoqën këtë sfidë nga stoli.

muriqi-me-berishen-1024x683

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"