Panuçi në hall, “humbet” edhe një futbollist tjetër përpara Skocisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2018 | 11:40

Panuçi në hall, “humbet” edhe një futbollist tjetër përpara Skocisë

Kristian Panuçi do t’i duhet të bëjë pa Ermir Lenjanin përballë Skocisë. Mbrojtësi i majtë ka braktisur grumbullimin e kombëtares pasi nuk ia ka dalë të jetë i gatshëm. Ai  erdhi i dëmtuar nga nga ekipi i tij Sioni dhe ditën e djeshme nuk u ushtrua me grupin pasi kishte shqetësim muskulor.

Lenjani dhe Agolli festojne golin

Stafi mjekësor i ekipit përfaqsues vendosi që ai të rikthehej përsëri në Zvicër dhe nuk duhet të rrezikojë. 29-vjeçari po kalonte një formë të mirë duke luajtur rregullisht madje duke gjetur edhe rrjetën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"