Pankina mbetet një çështje, ish-trajneri i Partizanit kandidat për stolin e skuadrës së Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2022 | 22:49

Pankina mbetet një çështje, ish-trajneri i Partizanit kandidat për stolin e skuadrës së Kategorisë së Parë

Pankina e Lushnjës është zyrtarisht bosh. Me mbylljen e muajit maj, Agim Canajt i skadoi kontrata.

dalipi klevis

Ai kishte marrëveshje për të mbyllur sezonin dhe objektivin që iu vendos nga ana e klubit, e realizoi me sukses: shmangu rënien nga kategoria.

Nuk përjashtohet mundësia e rikonfirmimit të vlonjatit në krye të stolit, por fakt është që ende nuk është zhvilluar asnjë bisedë konkrete. Në klub janë të vonuar me këtë pjesë dhe duket se qershori do të mbyllet në këto kushte.

E megjithatë, diçka po “gatuhet”. Te Lushnja po mendohet paraprakisht për “timonierin” e sezonit 2022-2023.

Ditët e fundit po shtohen edhe më shumë zërat për trajnerin e ri.

DALIPI

Kandidati i parë që ka dalë në skenë është Klevis Dalipi.

Tekniku që drejtoi Tomorin në pjesën e parë të kampionatit të kaluar dhe muajt e fundit u angazhua te Partizani U-21, mund të marrë drejtimin e verdhejeshilëve.

Elbasanasi që dikur ka drejtuar edhe ekipin e parë të “demave të kuq”, Korabin apo Luftëtarin, mund të ulet në pankinë për edicionin e ri.

GJYLA

Një tjetër emër që po lakohet, është ai i Viktor Gjylës. Ish-kapiteni i Lushnjës po përflitet gjithashtu për rolin e trajnerit.

Ai sapo u diplomua me diplomën “UEFA A”, ndërsa rishtas ka drejtuar Apoloninë U-13. Lushnjari ka punuar vetëm në sektorin e të rinjve dhe nuk ka përvojë me ekipin e parë dhe kjo ndoshta e penalizon disi.

Gjithsesi, Klevis Dalipi mbetet emri më i përfolur. Ditët e ardhshme do të ketë zhvillime konkrete për këtë histori.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"