Panik për Boateng, mund të mos jetë në Botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2018 | 13:16

Panik për Boateng, mund të mos jetë në Botëror

Një disfatë e dyfishtë për bavarezët në ndeshjen ndaj madrilenëve në ndeshjen e humbur me rezultatin 1-2. Çfarë ndodhi? Ishte vetëm minuta e 5-të dhe Roben pas një tentative për të krosuar topin në zonë, përplaset me lojtarin kundërshtar, Kasemirio. Holandezi vë menjëherë duart në këmbën e majtë. Stafi mjekë- sor me në krye Myler Volfahrt vrapojnë menjëherë drejt tij. Pas një konsulte me lojtarin, mjekët bëjnë me shenjë nga pankina se holandezi nuk do të mund të vazhdonte më lojën me skuadrën. 34-vjeçari u zëvendësua nga Tiago në minutën e tetë.

boateng

Gjendja e tij do të verifikohet në ditët në vazhdim dhe pse nuk mendohet të ketë një dëmtim serioz, zërat pas ndeshjes flasin për një dëmtim në rrëzën e kofshës së majtë. Por, vetëm disa minuta më vonë vjen edhe ndalesa e dytë për Bajernin. Në ato momente, gjermanët po kryesonin 1-0 me Golin e Kimish kur Xherom Boateng del nga mbrojtja dhe sprinton fuqishëm. Ai mbetet në tokë. Stafi mjekësor detyrohet të hyjë sërish në fushë. Lojtari mendohet të ketë një tërheqje muskulore. “Boateng ka një problem muskulor dhe do të mungojë për një kohë të caktuar.

Shpresoj të mos jetë diçka serioze dhe të dy lojtarët të jenë në ndeshjen e kthimit në Madrid për të na ndihmuar të kualifikohemi”, u shpreh drejtori sportiv, Hasan Salihamixhiç. Ndërkohë mjeku i njohur që është pjesë e stafit bavarez, Myler Volfahrt, shprehet se: “Xherome ka një problem muskulor, ndërkohë Roben ka një dëmtim më pak të rëndë se mbrojtësi. Nuk e dimë me saktësi se sa do të jetë koha e rikuperimit. Por, Boatengut me siguri do t’i duhet të presë diçka më shumë”, tha Voflart. Ndërkohë tifozët presin me padurim analizat e detajuara për të dy lojtarët. Me Roben dhe Boateng në fushë ndeshja me siguri do të kishte pasur histori tjetër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"