PAMJE TË TMERRSHME +18/ Kaosi përfshin sërish futbollin! Gaz lotsjellës dhe plumba gome, raportohen të plagosur dhe viktima (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2022 | 14:32

PAMJE TË TMERRSHME +18/ Kaosi përfshin sërish futbollin! Gaz lotsjellës dhe plumba gome, raportohen të plagosur dhe viktima (VIDEO)

Ndeshja e javës së 23-të në Superligën e Argjentinës, mes Gimnasia dhe Boka Zhuniorsit është ndërprerë pas 9 minutash lojë, kur rezultati ishte ende i barabartë 0-0.

BOKA ZHUNIORS

Një kaos i madh ka përfshirë këtë sfidë ku deri tani janë raportuar 1 vdekur dhe dhjetra të plagosur.

Një 57-vjeçar humbi jetën përshkak të atakut kardiak gjatë trazirave të krijuara nga një grup ultras, të cilët po tentonin të hynin me forcë në stadium pa biletë.

Nisur nga kjo situatë, policia është kundërpërgjigjur me përdorimin masiv të gazit lotsjellës dhe plumbave të gomës.

Situata u përkeqësua më tej kur tifozët brenda stadiumit, përfshirë femra dhe fëmijë, në numër të madh u përpoqën të dilnin, por portat ishin bllokuar pikërisht për të penguar hyrjen e grupeve tifozëve që u ishin pa bileta.

Kjo është ngjarja e dytë në vetëm pak ditë në futboll, pas asaj në Indonezi ku humbën jetën 129 persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë.


BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"