Pakult zbulon dëshirat e Championsit: Dua grupet në Europë dhe Gavazajn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2018 | 9:33

Pakult zbulon dëshirat e Championsit: Dua grupet në Europë dhe Gavazajn

P eter Pakult “zbulon” Kukësin tek austriakët. Pas gati 8 vitesh (që në 2010-ën kur drejtonte Rapidin), ai rikthehet në kompeticionet europiane. 58-vjeçari ndoshta nuk do të kishte menduar një pushim kaq të gjatë, por tashmë që do të luajë në Champions Ligë me verilindorët rrëfen se pretendon që të shkojë larg.

pakult

Në një deklaratë të dhënë për “Kurier.at”, ai shfaqet i kënaqur me kundërshtarin që i ka rezervuar shorti. “Jemi të kënaqur me Valetën, por tashmë duhet të fillojmë që të mbledhim informacione për ta. Qëllimet tona janë të mëdha. Presidenti dëshiron që të shkojmë në fazën e grupeve të Ligës së Europës”, tha fillimisht tekniku. Më tej, ai rrëfeu se ua ka ofruar disa lojtarëve austriakë ekipin e tij: “U kam bërë ofertë disa lojtarëve austriakë, por kur u them që dua t’i sjell në Shqipëri, shumica nuk janë entuziastë”.

SHKRIMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"