Pakult nuk duket optimist: Kualifikimi vendoset në Maltë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2018 | 22:43

Pakult nuk duket optimist: Kualifikimi vendoset në Maltë

Kukësi do të luajë ditën e nesërme takimin e vlefshëm për eleminatorët e Ligës së Kampionëve. Verilindorët do të përballen me ekipin e Valletës. Te Kukësi janë optimistë për kalimin e turit, duke qenë se Valleta është një ekip që militon në kampionatin maltez.

pakult

Megjithatë, trajneri Pakult nuk duhet aq optimist sa të tjerët. Ai sjell në ndihmë statistikat. “E dimë që nuk jemi në 100% të formës, pasi faza përgatitore zgjati dhe ekipi ka pak kohë që njihet. Por jemi gati për ndeshjen kundër Vallettas.

Jemi përballë një kundërshtari që imponon respekt, pasi ka 18 vitet e fundit në Europë, por do të jemi në maksimum të mërkurën për një rezultat pozitiv.

Kualifikimi do të vendoset në Maltë. Nuk e kuptoj pse duhet të jetë Kukësi favorit përballë Vallettas, duke menduar historinë e dy klubeve”, ka thënë Peter Pakult. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"