Pak tifozë, asnjë karton dhe Dejvi Bregu si vizitor special! Ja pikantet e Teuta-Egnatia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2023 | 22:01

Pak tifozë, asnjë karton dhe Dejvi Bregu si vizitor special! Ja pikantet e Teuta-Egnatia

Teuta-Egnatia nuk mblodhi as 300 tifozë në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, ndërsa 90 minutat ishin pa asnjë karton.

WhatsApp Image 2023-05-26 at 21.45.20 (1)

Duke qenë se rrogozhinasit kanë arritur objektivin e tyre, ky takim kishte më shumë interes për pikët vetëm për Teutën, që pas barazimit të Vllaznisë me Laçin, tashmë e sheh veten në vendin e katërt. Dje në tribunën qendrore të stadiumit, një nga të pranishmit më specialë ishte pikërisht sulmuesi që u shpall kampion me Teutën dy vite më parë, Dejvi Bregu.

Ish-kryegolashënuesi i kampionatit, që luan me Bolusporin në Turqi, gjeti momentin për të takuar shokët që ka pasur në skuadër kur ka qenë te “djemtë e detit”.

Bregu u takua edhe me drejtuesit e klubit, ndërsa u përshëndet edhe me tifozët, ku nuk munguan as fotot. “Panorama Sport” kapi momentin kur vlonjati u ul të shikonte ndeshjen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"