Pak dilema për Egbonë, fiksohet 11-shja startuese. Ja si do të rreshtohet Tirana ndaj Bylisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2020 | 20:33

Pak dilema për Egbonë, fiksohet 11-shja startuese. Ja si do të rreshtohet Tirana ndaj Bylisit

Tirana do të nisë vitin kalendarik 2020 me ndeshjen ndaj Bylisit në stadiumin “Selman Stërmasi”. Për skuadrën e Egbosë përballë do të jetë rivali ndaj të cilit u regjistrua një humbje në Ballsh. 

Tirana minifaza

Për sfidën e ditës së nesërme, trajneri i kryeqytetasve duhet t’i bëjë llogaritë pa Erjon Hoxhallarin të pezulluar me kartonë si dhe dyshen Dunga dhe Hasani, të dëmtuar dhe që do të mungojnë për një kohë të gjatë. Nisur edhe nga seanca e djeshme, trajneri ka përzier kartat, duke e ndarë ekipin në dy grupe, por me gjasë pritet që formacioni të jetë i pandryshuar.

Emanuel Egbo Tirana derbi

Ilion Lika në portë dhe para tij priten Doka, Muça Vangjeli dhe Ismajlgeci në linjën me katër. Në mesfushë Batha dhe Çelhaka do të kenë “çelësat” e ndërtimit të lojës dhe shkatërrimit të aksioneve kundërshtare. Përpara tyre, në mbështetje të qendërsulmuesit Majkëll Ngo, do të rreshtohet treshja Kobina në të djathtë, Kale në të majtë si dhe Torasa në rolin e numrit dhjetë.

fORMACIONI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"