“Pa të nuk ka kombinime”, flet trajneri i Olmpijas: Çekiçi është i rëndësishëm për ne, lidh lojën…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2019 | 11:29

“Pa të nuk ka kombinime”, flet trajneri i Olmpijas: Çekiçi është i rëndësishëm për ne, lidh lojën…

Olimpija Ljubljana skuadra ku luan lojtari shqiptar, Endri Çekiçi, ka humbur në ndeshjen e  fundit për këtë vit kalendarik, nga Domzale me rezultatin 0-1.

Cekici222

Çekiçi mungonte nga kjo ndeshje, pasi është i dëmtuar dhe mungesa e tij duket se ka ndikuar negativisht te skuadra sllovene.

Në fund të sfidës, trajneri i skuadrës Safet Hadziç, ka folur për faqen zyrtare të klubit, teksa thekson se mungesa e Çekiçit ka ndikuar shumë në humbjen ndaj Domzales.

endri cekici

“Dihet që ka ndikuar mungesa e Çekiçit. Ai lidh lojën, ka ide dhe është i rrezikishëm në goditjet nga distanca. Është e qartë që bashkëpunimi mes Lupetas dhe Vukusiç, nuk është i njëtë me bashkëpunimin e Çekiçit me Vukusiç, pasi shqiptar është një lojtar me profil të ndryshëm. Është gjysmë sulmues dhe gjysmë mesfushor. Pa të nuk ka kombinime mes mesfushës dhe sulmit”, përfundon trajneri i skuadrës sllovene.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"