Pa gjysmën e titullarëve, trajneri i Besëlidhjes në hall për sfidën ndaj Korabit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2021 | 12:10

Pa gjysmën e titullarëve, trajneri i Besëlidhjes në hall për sfidën ndaj Korabit

Besëlidhja është nisur me mungesa në Peshkopi, atje ku do të luajë sot më Korabin. U duhen pikë, e megjithatë stafi teknik është në hall prej dëmtimeve. Gjysma e titullarëve kanë probleme dhe këtë shqetësim Alban Bruka e bëri të ditur në për “Panorama Sport”:

alban bruka

“Java e katërt e kampionatit na ka rezervuar transfertën ndaj Korabit, të cilën e kemi vlerësuar nga të gjitha pikëpamjet. Kemi vetëm një pikë dhe normalisht jemi të shqetësuar, ndaj na duhet që t’i shtrëngojmë ‘dhëmbët’ dhe gjejmë kthesën ën stadiumin e Peshkopisë.

Më shumë se mungesave e pikëve, në këtë transfertë të rëndësishme jam me gjysmë ekipi. Disa nga titullarët i kam të dëmtuar dhe me viroza. Duke qenë se jemi munduar që edhe stolin ta kemi cilësor, kam shpresë. Atë që kanë dhënë stërvitje do ta demonstrojnë edhe në arenën dibrane.

Gjatë gjithë javës kemi punuar intensivisht në seancat stërvitore për ta karikuar ekipin si fizikisht, tekniko-taktikisht dhe psikologjikisht në mënyrë që ta menaxhojmë sa më mirë këtë javë. Jam munduar që ta ndërtoj me kujdes formacionin përballë Korabit, por mungesat e kanë riskun negativ”, deklaroj tekniku lezhjan.

PRENG GJIKOLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"