Oriola Marashi e shkuar e harruar, Eros Grezda në krahët e një tjetër modeleje seksi! Foto e çiftit dhe kapitulli i ri i jetës së lojtarit të Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2022 | 14:17


Oriola Marashi e shkuar e harruar, Eros Grezda në krahët e një tjetër modeleje seksi! Foto e çiftit dhe kapitulli i ri i jetës së lojtarit të Kombëtares

Oriola Marashi dhe Eros Grezda ishin ndër çiftet më simpatike të showbizzit tonë. Por duket se kjo lidhje nuk zgjati shumë dhe çifti i dha fund pasi kaluan karantinën së bashku.

eros grezda5

Teksa për jetën private të modeles nuk dihet asgjë, futbollisti është hedhur në krahët e një tjetër modeleje. Kohëve të fundit është përfolur se futbollisti ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij me modelen spanjolle.

Nicole Bohorquez eros grezda

Modelja Nicole së fundmi ka publikuar një fotografi me futbollistin, duke konfirmuar kështu zërat për një lidhje të mundshme mes tyre.

Nicole Bohorquez3

Nga ana tjetër, futbollisti është shfaqur më i tërhequr nga zhurma mediatike, duke preferuar të mos prononcohet rreth lidhjes me bukuroshen spanjolle.

Nicole Bohorquez6

Lidhja e dashurisë mes Oriola Marashit dhe Eros Grezdës ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

grezda

Dyshja i dha fund pikërisht për shkak të xhelozisë nga ana e futbollistit. Grezda ishte ai që përpiqej ta largonte Oriolën nga modelingu, duke sjellë kështu probleme në çift. Gjatë një intervistë për “Sport Magazine”, ai ka treguar se gjithmonë e ka bezdisur ky fakt pasi flitej për lidhjen e tij dhe jo karrierën.

eros grezda3

“Lidhjen që kam pasur nuk kam dashur asnjëherë që ta bëj publike, por ishte një situatë që do dilte, doja apo s’doja, sepse Shqipëria dhe Kosova janë vende të vogla dhe merren vesh gjërat. U bë publike dhe më ka bezdisur se nuk është në rregull kur një futbollist del gjithmonë në portale jo për tema futbollistike, por për jetën private”, u shpreh Eros.

eros grezda2

Më tej, i pyetur nëse është single apo në një marrëdhënie, futbollisti deklaroi: “Momentalisht, nga lidhja e fundit që kam pasur, jam single, nuk jam lidhur, as nuk dua të lidhem. Dua të shikoj një herë veten time dhe karrierën, pastaj ajo është spontane”.

oriola marashi1

Fill pas ndarjes, Eros duket se ka nisur thumbat për modelen seksi në llogarinë e tij në “Instagram”. Futbollisti ndau një shprehje me ndjekësit e tij, në të cilën thuhej: “Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron”.

oriola marashi2

Nuk dihet për çfarë e ka konkretisht sportisti, por duket se është i zhgënjyer nga një person, që mund të jetë ish-partnerja e tij. Oriola nga ana tjetër nuk ka bërë asnjë reagim dhe ka vazhduar të shijojë pushimet verore.

oriola marashi6

Eros dhe Oriola patën një lidhje të konsoliduar prej më shumë sesa një viti. Periudhën e karantinës dyshja e kaloi në Kroaci, ku jeton futbollisti. Por duket se pas pushimeve të verës, nisën edhe problemet e para për ta.

oriola marashi5

Arsyeja e prishjes së lidhjes ka qenë distanca dhe keqkuptimet për shkak të largësisë, duke qenë se Oriola nuk dëshiron të heqë dorë nga karriera si modele.

oriola marashi4

Prej disa vitesh, ajo ka lidhur kontratë me firmën prestigjioze amerikane “GUESS”, për të cilën ka sfiluar dhe ka realizuar herë pas here sete për fushata të ndryshme.

oriola marashi6oriola marashi7oriola marashi8oriola marashuoriola marash1oriola marashi3Nicole Bohorquez8Nicole Bohorquez9Nicole Bohorquez7Nicole Bohorquez5Nicole Bohorquez4Nicole Bohorquez2Nicole Bohorquez1Nicole Bohorqueznicoleros grezda4eros grezda1eros grezda