Orar i ri policor dhe zhvillimi i Zgjedhjeve, ndryshohet axhenda për kampionatet shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2021 | 22:05

Orar i ri policor dhe zhvillimi i Zgjedhjeve, ndryshohet axhenda për kampionatet shqiptare

Ndryshohet axhenda për kampionatet shqiptare. Pas lëvizjes së orarit policor nga ora 20:00 në 22:00, nga fundjava e ardhshme ndeshjet e Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë nuk do të zhvillohen më në orën 13:30, por në orën 15:00.

fshf 1

Gjithashtu organizimi i kampionatit të javës së ardhshme pritet të bëhet e gjitha ditën e shtunë, më 24 prill, duke parë se një ditë më pas, ekzaktësisht më 25 prill do të mbahen Zgjedhjet e Përgjithshme Parlamentare të Republikës së Shqipërisë.

Orari i ri pritet të ndryshojë edhe për Kategorinë Superiore, por FSHF për javën e 28-të ende nuk i ka bërë me dije oraret, ndonëse të gjitha do të luhen ditën e dielë, 18 prill.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"