Shqipëri dinjitoze, Panuçi po bën kthesën e madhe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2017 | 12:30

Shqipëri dinjitoze, Panuçi po bën kthesën e madhe

SULEJMAN STAROVA

Jam i emocionuar nga ndeshja që pashë. Më në fund mund të themi se Shqipëria ka gjetur një trajner. “Dishepulli” i Kapelos  Starova partizanitregoi se nuk sheh askënd në sy dhe se ka guximin që të luajë futboll me dinjitet. Natyrisht, nuk mund të shtyhej më duke parë se si mbroheshim dhe nuk shkonim thuajse kurrë si duhet te porta as me ekipet e vogla. Sepse tani jemi Shqipëria e madhe, Shqipëria e 10 milionë banorëve…

PJESA E PARË

Vendosja me pesë mbrojtës ishte e detyrueshme për aq kohë sa nuk ke qendërmbrojtësin kryesor që është Mavraj. Kjo bëhet edhe më emergjente kur përballë ke një skuadër si Spanja, e cila nuk të jep pothuajse asnjë shans. Ndeshja nuk shkoi sipas planeve, sepse agresiviteti i një skuadre që po luante me rezervat ishte ndoshta shumë më i madh se sa ai i titullarëve.

Po, rezervat e Spanjës mendoj se e “E pa në dy ndeshjet e para se çfarë skuadre kishte lënë De Biazi dhe e kuptoi se, nëse nuk luajmë me dinjitet, nuk do të mund të bëjmë hapin tjetër të madh pas kualifikimit në Europian. Kishte ardhur koha që të shihnim pak më shumë nga porta dhe trajneri i ri meriton komplimente.

spanje shqiperi

Ajo që duhet të korrigjohet në mënyrë urgjente është cinizmi para portës”. bënë më të vështirë ndeshjen për ne, sepse luajtën me një intensitet të çmendur. Por, le të kthehemi te ndeshja. Mbrojtja me pesë nuk funksionoi edhe aq mirë për shumë motive. Së pari, kjo nuk është ende skuadra e Panuçit, megjithëse dora e tij po ndihet.

spanja

Së dyti ka diferenca të mëdha në cilësi dhe, së treti, nuk jemi gati mendërisht për të luajtur të shkujdesur dhe të argëtohemi kundër një skuadre që mund edhe Italinë 3-0 e jo ne. Mund të kishim bërë pak më shumë presing me sulmuesit kur Spanja niste topin nga mbrojtja, por edhe kjo është relative. Ata kanë aq shumë cilësi edhe në prapavijë sa të detyrojnë që të tërhiqesh dhe të përhumbesh në gjysmëfushën tënde.

PJESA E DYTË

Zëvendësimet ishin të goditura dhe, ndonëse Spanja nuk ishte me të njëjtin ritëm, Shqipëria minimalisht nisi të vriste frikën dhe të shkonte disa herë në portë. Nuk e bëmë kurrë këtë në ndeshjen e parë dhe kishim shumë kohë që nuk e bënim në ndeshje edhe me skuadra më të vogla. Prandaj Panuçi më pëlqen. Është një trajner me xhepat plot që nuk ka ardhur këtu për parà, por për të treguar se vlen edhe si trajner dhe jo vetëm si lojtar.

Soccer WCup 2018 Spain Albania

Rikthimi i Agollit dhe Sadikut në formacion ofroi më shumë stabilitet dhe pak më shumë dinamizëm. Skuadra ndihet më komode me skemën 4-4-1-1, por gjithsesi ajo që vlen të theksohet, është mentaliteti. Panuçi po përpiqet të ndryshojë në këtë drejtim. E pa në dy ndeshjet e para se çfarë skuadre kishte lënë De Biazi dhe e kuptoi se, nëse nuk luajmë me dinjitet, nuk do të mund të bëjmë hapin tjetër të madh pas kualifikimit në Europian.

Llullaku

Kishte ardhur koha që të shihnim pak më shumë nga porta dhe trajneri i ri meriton komplimente. Ajo që duhet të korrigjohet në mënyrë urgjente është cinizmi para portës. Nëse kthjellohemi dhe numërojmë rastet konstatojmë se kemi pasur pesë mundësi shënimi dhe kemi goditur dy herë shtyllat. E bëmë këtë kundër Spanjës.

Latifi

Më pëlqen, më pëlqen realisht shumë kthesa e madhe që po bën Panuçi. Jam i bindur se me këtë lojë dhe me këtë mënyrë të menduari, Italia nuk na mund në Shkodër.

Opinion ekskluziv për “Panorama Sport”. Ndalohet rreptësisht kopjimi apo riprodhimi në versionin print ose online.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"