Operoi apendicitin, zbulimi i Dinamos mbyll sezonin përpara kohe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2022 | 9:28

Operoi apendicitin, zbulimi i Dinamos mbyll sezonin përpara kohe

Portieri i Dinamos, Simon Simoni, ka kryer një operacion në apendicit në orët e para të së premtes.

SIMON SIMONI

“Gardiani” i bluve nuk ishte ndier mirë mbrëmjen e së enjtes dhe më pas ishte detyruar të shkonte në spital, ku rezultoi se kishte probleme me apendicitin dhe iu nënshtrua menjëherë operacionit.

Gjithçka ka shkuar mirë për portierin lezhjan, që duket vërtet pa fat. Ai duhet të qëndrojë për një kohë të gjatë jashtë fushave në një periudhë që mund të ishte vendimtare për karrierën e tij.

Simoni është nën vëzhgimin e disa klubeve të huaja, kryesisht italiane. Tani 17-vjeçari duhet të marrë veten gradualisht, të fillojë fazën e rikuperimit dhe më pas të kapë formën optimale.

Por kjo do të thotë se transferimi i mundshëm i tij jashtë vendit do të shtyhet për pak kohë. Portën e Dinamos në këto javë të fundit të kampionatit do ta mbrojë Romeo Harizaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"