Ofron 600 milionë euro, manjati i makinave amerikane gati të blejë klubin e Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2019 | 11:49

Ofron 600 milionë euro, manjati i makinave amerikane gati të blejë klubin e Serisë A

Pas konfirmimit të negociatës nga Roma, mediat italiane kanë zbuluar një prapaskenë të bisedimeve mes Xhejms Palotës dhe manjatit amerikan Den Fridkin.

dan-friedken

“Mbreti” i makinave amerikane ka qenë në kryeqytetin italian gjatë ditëve të fundit me stafin e tij të përbërë prej disa personash dhe ka vizituar zyrat e klubit verdhekuq.

ROMA

Ideja e tij është të nisë si ortak për të marrë më pas drejtimin. Palota (i cili ndërkohë dëshiron të mbajë mazhorancën) duket se do ta marrë në konsideratë ofertën e Fridkinit, i interesuar fillimisht të mbulojë një rritje kapitali prej 150 milionësh brenda 31 dhjetorit. Në mes qëndron edhe vlerësimi: Palota kërkon 800 milionë, Fridkin ofron 600.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"