Oferta për Ujkën, Laçi i rinovon direkt kontratën. Mesfushori do të jetë pjesë e klubit deri më…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2023 | 10:46

Oferta për Ujkën, Laçi i rinovon direkt kontratën. Mesfushori do të jetë pjesë e klubit deri më…

Serxho Ujka është padyshim një prej lojtarëve më të mirë të Laçit në dy sezonet e fundit. Që prej afrimit te kurbinasit në fund të vitit 2021, mesfushori me tipare sulmuese ka luajtur 64 ndeshje në kampionat, duke realizuar 10 gola.

Ujka

Në drejtim të 25-vjeçarit të lindur në Lezhë kanë mbërritur shumë oferta në muajt e fundit dhe Laçi rrezikonte që ta humbte në fund të këtij sezoni me parametra zero, pasi kontrata e tij skadon në verën e vitit 2024. Mirëpo, drejtuesit bardhezi lëvizën menjëherë dhe tani nga Ujka do të kërkojnë të përfitojnë që në merkaton e janarit në rast të një transferimi të mundshëm jashtë ose brenda vendit.

“KF Laçi njofton se ka rinovuar kontratën me kapitenin e skuadrës, mesfushorin Serxho Ujka. Marrëveshja e re do të jetë e vlefshme deri në vitin 2025”, ishte njoftimi i klubit të Laçit për rinovimin e kontratës me mesfushorin.

Ujka luan sezonin e tij të tretë me fanellën bardhezi, por ka qenë pjesë e Laçit edhe në vitin 2018. Në Superiore ai kaluajtur edhe me Bylisin për dy sezone, duke u aktivizuar në 54 ndeshje. Ndërsa në fillimet e karrierës së tij ka qenë pjesë e Shënkollit në Kategorinë e Parë.

“Panorama Sport” mëson se për Ujkën ka pasur interesim konkret nga klube kroate dhe rumune së fundmi, por gjithashtu skuadrat elitare të Superiores. Tashmë e ardhmja e tij do të vendoset në dakordësi me klubin e Laçit dhe nuk është çudi që të shitet në muajin janar 2024. Mesfushori është kthyer prej muajsh në një lider për ekipin kurbinas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"