Ofensiva dhe mbrojtja duan afrime, ja si ka ndryshuar formacion i Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2022 | 22:37

Ofensiva dhe mbrojtja duan afrime, ja si ka ndryshuar formacion i Partizanit

Partizani ka bërë afrime më shumë se pjesa më e madhe e klubeve të Superiores, por të kuqtë nuk e kanë mbyllur merkaton. “Demat” janë në kërkim të një sulmuesi të kalibrit të lartë, teksa në ditët e fundit ka pasur përpjekje për të firmosur me Luan Kapanin, sulmuesin në pronësi të Milanit.

marku partizani

Negociatat me kuqezinjtë dhe palën e lojtarit pritet të marrin kohë të konsiderueshme. Nga ana tjetër, pavarësisht se ka shumë mesfushorë në skuadër, do të tentohen të tjerë emra për të forcuar ekipin.

Ndërkohë, në mbrojtje duhet me patjetër një i djathtë, ku një nga emrat e përfolur ishte Meksi, por në ditët e fundit palët kanë pasur një ftohje në negociata dhe duket se janë tërhequr nga tratativat.

Aktualisht Mehmeti ka në skuadër vetëm tre sulmues tipik, teksa reparti i vetëm që mund të quhet i plotësuar është mesfusha.

partizani

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"