Ofendimet ndaj arbitrit në Kupë, ja si gjobitet Lautaro pas duelit me Atalantën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2023 | 10:47

Ofendimet ndaj arbitrit në Kupë, ja si gjobitet Lautaro pas duelit me Atalantën

Lautaro Martinez ka marrë në dorë frerët e Interit që pas rikthimit të tij si kampion bote dhe po e bën këtë si brenda dhe jashtë fushës. Përveç golave, argjentinasi po kontribuon edhe me personalitet dhe lidership dhe këtë e ka treguar edhe në ndeshjen e fundit në Kupën e Italisë, atë çerekfinale ndaj Atalantës.

LAUTARO-CALA

Me shiritin e kapitenit në krahë, sulmuesi ka qenë i pari që ka kërkuar llogari ndaj trupës së arbitrve dhe ka shkuar edhe më tej duke hedhur akuza ndaj kryesorit Daniele Kifi.

Duke dalë nga fusha, numri 10 i zikaltërve i është kthyer me tone të ashpra arbitrit kryesor dhe më pas atij të katërt duke protestuar për faktin që loja është lejuar të vazhdojë, pavarëisht goditjeve në dëm të zikaltërve.

“Të gjithë këtu në San Siro, tremben të vërshëllejnë. Shkoni arbitroni te Juvja, aty ju shohim m***in”, ka qenë fjalia e kapur nga kamerat dhe që nuk ka kaluar as pa rënë në veshin e arbitrave. Për këtë ditën e djeshme, sipas vendimit të Gjykatës Sportive, Lautaro është gjobitur me 1500 euro si masë për fyerje ndaj arbitrave, ndërkohë që pa gjobë nuk kanë kaluar as Onana, Gosens e Korrea për protestat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"