“Objektivi ynë është vendi i parë”, Ramadani: Ndaj Kosovës e morëm seriozisht, rotacioni nuk është problem

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2020 | 14:13

“Objektivi ynë është vendi i parë”, Ramadani: Ndaj Kosovës e morëm seriozisht, rotacioni nuk është problem

 

Mesfushori Ylber Ramadani, ishte titullar në përballjen e djeshme ndaj Kosovës, ku bëri një paraqitje të kënaqshme.

Ramadani

Ish-futbollisti i Partizanit, i cili është aktualisht pjesë e Vejles në kampionatin danez, doli në konferencën e sotme për shtyp, ku foli për 2 sfidat e Ligës së Kombeve, duke u shprehur:

“Të dyja ndeshjet janë të rëndësishme për ne sepse siç e kemi deklaruar edhe më parë se objektivi ynë është të arrijmë vendin e parë, duke i fituar me patjetër këto dy sfida. Pavarësisht mungesave që mund të na penalizojë disi, mendoj që edhe me këto lojtarë që kemi do japin maksimumin e tyre në këto dy sfida të rëndësishme.

Unë sigurisht në Kombëtare kam mbërritur për të luajtur, por sigurisht  është trajneri ai që vendos, unë po bëj maksimumin në stërvitje, do punoj sa më shumë, por është trajneri ai që vendos a do të luaj ose jo. Duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një, si fillim me Bjellorusinë dhe më pas të shohim Kazakistanin që të dalim me rezultat pozitiv në të dyja ndeshjet.

Ne jemi lojtarë prej shumë vitesh këtu dhe njihemi mjaft mirë, nuk përbën problem rotacioni i lojtarëve pasi e kemi të lehtë të kombinohemi. Kosova ka lojtarë tepër cilësor por dhe ne dje luajtëm shumë mirë, e morëm shumë seriozisht dhe e bëmë një ndeshje shumë të mirë.ʺ

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"