“O Muç shtrëngohu”, Batha kritika sulmuesit. Ahmataj ndjek ndeshjen në stadium, ja pikantet në Tirana-Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2021 | 22:03

“O Muç shtrëngohu”, Batha kritika sulmuesit. Ahmataj ndjek ndeshjen në stadium, ja pikantet në Tirana-Skënderbeu

Një minutë heshtje për Kristi Vangjelin, i cili ditë më parë humbi të vëllain nga një sëmundje e rëndë. Edhe skuadra bardheblu doli në foto me fanellën e futbollistit të Tiranës.

shehi memelli

Orges Shehi dhe Migen Memelli u takuan pak para se të niste takimi. Përqafim dhe ndarje miqsh.

Në tribunë mungonte Refik Halili, por ishte i pranishëm presidenti Ardian Takaj.

Ka qenë një ndeshje goxha e ngarkuar për bardheblutë. Kapiteni Idriz Batha ishte ai që udhëhiqte skuadrën në fushë dhe në një moment sa nuk e hëngri Ernest Muçin. “O Muç shtrëngohu aty”. Ndërsa Muçi me zë të ulët: “Avash o burrë mos bërtit”. Po Batha e kishte edhe me gjyqtarin, i cili në momente të caktuara nuk ishte i qartë me vendimet e tij. “O ça je t’u bo, o arbitër”, i kthehet kryesorit që gaboi në dëm të bardhebluve.

Julian Ahmataj ishte i pranishëm dje në stadium për të ndjekur dy skuadrat e fundit që ai ka drejtuar Tiranën dhe Skënderbeun. Në pjesën e dytë ai vihet në krah të Ardian Takajt.

tirana

Hoxhallari feston me top në bark, pasi pritet të bëhet baba për pak muaj.

Taulant Seferi festoi me fanellën e Vangjelit dhe duke përqafuar trajnerin e skuadrës Orges Shehin. Shehi i nervozuar përplas shishen në tokë, për një faull para zonës.

Skënderbeu luan me 9 vetë për disa minuta sepse dëmtohet Sadriu. Ky i fundit largohet nga stadiumi i ndihmuar nga shokët.

Ditmar Bicaj ishte në stadium për të ndjekur skuadrën e tij, por ai lëvizte me paterica.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"