Nuk u thirr nga kombëtarja, babai i lojtarit të Realit reagon ndaj trajnerit: Do të luante edhe me një këmbë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2019 | 18:23

Nuk u thirr nga kombëtarja, babai i lojtarit të Realit reagon ndaj trajnerit: Do të luante edhe me një këmbë

Luka Joviç kaloi te Real Madridi nga Aintraht Frankfurti për shifrën e 60 milionë eurove, por aventura e lojtarit te madrilenët nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme.jovic

Sulmuesi është shoqëruar nga disa dëmtime të një pas njëshme në këtë fillim sezoni, duke e bërë atë të mos tregojë një formë të mirë.

Jovic është një futbollist me cilësi të padiskutueshme, por përsëri ai nuk është thirrur nga kombëtarja e Serbisë, për ndeshjet që luajtën kundër Paraguait dhe Lituanisë.

Për këtë ka folur edhe babai i lojtarit, Milan Jovic, i cili ka shfaqur pakënaqësi ndaj trajnerit të Serbisë: “ Djali im është një patriot. Gjërat e mira harrohen shpejt. Sapo ai nënshkroi me Realin, ai pësoi një dëmtim. Por pavarësisht kësaj ai e pranoi ftesën e kombëtares. Djali im më ka thënë që për Serbinë do të luante edhe me një këmbë.47997448_303

Jam i sigurt që askush tjetër nuk do të bënte të njëjtën gjë, nëse do të ishte në vendin e tij. Trajneri gjithmonë ka të drejtë, edhe nëse djali im është gabim duhet të flasin me njëri-tjetrin. Ai nuk largohet nga Kombëtarja pa një arsye, unë e njoh atë më mirë se kushdo tjetër.”, u shpreh babai i Luka Joviç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"